Pashk Gjoni: Më 14 maj të ndalim shembjen e stadiumit të Lezhës nga rilindasit në ikje

Pashk Gjoni, kandidati i opozitës në Lezhë, i ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të mos lejojnë shembjen e stadiumit “Besëlidhja” dhe ta ndalojnë më 14 maj, me votën e tyre, vendimin absurd të pushtetit vendor dhe të qeverisë.

Në mesazhin që u ka dërguar sot qytetarëve të Lezhë, Gjoni shkruan: “Të nderuar banorë të Lezhës! Le të bëhemi të gjithë bashkë, pa asnjë dallim partiak për të shpëtuar kasaphanën me historinë e qytetit.

Rilindasit në ikje nga bashkia që nuk kanë asnjë lidhje me Lezhën, në ditët e fundit kanë marrë vendimin për shembjen e stadiumit “Besëlidhja” dhe për të ndërtuar objekte dhe parkingje. Duke qenë në kufijtë e absurditetit, institucioni i Prefektit, konfirmon vendimin brenda 24 orësh që i dërgohet nga bashkia dhe drafti i është paraqitur Kryeministrit.

Jam zotuar se nuk do ta lejoj shembjen e stadiumit, ndaj me 14 Maj, le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin dhe zhbëjmë çdo vendim të një pakice në ikje. Bashkë shpëtojmë Lezhën,” thekson kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply