Bano takime në Imsht, Bubullimë dhe Kolonjë të Lushnjes: Mikëpritje dhe mbështetje për fitore!

Vazhdojnë takimet e kandidatit te koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ne Lushnje Z.Elton Bano ne njesite administrative Kolonjë e Bubullimë. Kudo ku shkojmë e takojme qytetarë te trevës së Myzeqesë dëgjojmë zhgënjim jo vetëm për punët e dobëta te Bashkisë Lushnje te lënë në harresë, por dhe politikat qeverisjes aktuale qe po e rrënon fermerin cdo dite.

Çmimet e larta të imputeve bujqësore, tregu i pafavorshëm per produktet fruta-perime po con ne falimentimin e bujqësisë. Çdo ditë të rinjtë i largohen vendit sepse u mungon shpresa .

Zhgënjimi në sytë e bashkëqytetarëve të mi është shtysa dhe motivacioni kryesor që të realizojmë me sukses të gjitha pikat e programit tonë.

🔹Zhvillimi i bujqësisë dhe zonave rurale.
🔹Investime në infrastrukturë dhe ndriçim.
🔹Mbështetje për të gjithë qytetarët pa dallime politike.

Jam i vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhura problemeve të grumbulluara prej katër vitesh.

Bashkë mund ta bëjmë ndryshimin. Bashkë për Lushnje kanë qënë fjalët e z. Bano përpara të pranishmëve.

Në këto takime kandidati eshte shoqëruar nga deputeti Luan Barçi.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …

Leave a Reply