Këlliçi: Ky koalicion është me qytetarët, prandaj sot kemi të gjithë Shqipërinë me vete

Kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër, Premtim Kryemadhi, deklaroi se, ky koalicion është me qytetarët.

Në fjalën e tij, Këlliçi tregoi edhe një bisedë të shkurtër me një prej pjesëmarrësve në këtë takim.

“Djalë dua të të them vetëm një fjalë, në lidhje me situatën ku është sot PD dhe demokratët: Me të vërtetën botës i bie përçark, por me gënjeshtrën nuk bën dot asnjë hap. Ne jemi të vërtetë, prandaj ne sot kemi të gjithë Shqipërinë me vete.

Prandaj kudo ku shkon Komisioni i Rithemelimit, doktor Sali Berisha sallat janë plot, plot me demokratë të vërtetë që e duan PD-në, dhe kanë hyrë në këtë cikël për të ja rikthyer partinë, demokratëve”, tha deputeti Belind Këlliçi duke folur në takim.

“Procesi i primareve ishte proces spektakolar. Ky ishte një premtim që Lulzim Basha nuk e bëri realitet në 8 vite, por e bëri realitet Sali Berisha me “Foltoren” dhe u bë realitet në kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Në vend që selia qendrore në Tiranë, që administrohet sot nga Edi Rama, në vend që të dilte dhe të përshëndeste këtë proces, doli dhe e sulmoi, e tha që kandidatët tani nuk kanë lidhje me PD-në.

A ka ndonjë dibran që të thotë se Premtim Kryemadhi nuk ka lidhje me Dibrën?”, theksoi gjatë fjalës së tij Belind Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply