Këlliçi me qytetarët në Sauk e Liqeni i Thatë, aty ku mashtrojnë tabelat korruptive të 5D

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 14 majit, kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka vijuar turin e takimeve me qytetarët. Teksa u ndal në Sauk dhe zonën e Liqenit të Thatë, Belind Këlliçi shtrëngoi duart me qindra qytetarë, të cilët i shprehën mbështetjen për 14 majin.

Ndërkohë, nga Sauku, denoncoi Bashkinë e Tiranës se po dërgon gjobvënësit e Policisë Bashkiake dhe Tatimet, te bizneset të cilët dalin hapur në mbështetje të ndryshimit.

“Më ka ndodhur një praktikë në pjesën dërrmuese të rasteve kur kam hyrë ne biznese, ku kanë ardhur kamerat, ditën e nesërme jam kontaktuar nga drejtuesit e PD në ato njësi, në ato zona, dhe më kanë thënë se të nesërmen ka vajtur Policia Bashkiake për të gjobitur ato biznese dhe tatimorët e bashkisë kanë shkuar për t`i gjobitur. Kështu që duke qenë se ka një seri masash represive ndaj biznesit edhe ndaj qytetarëve që dalin dhe mbështesin hapur publikisht ndryshimin, që më mbështesin mua, kam vendosur që të mos i vendos në pozitë të vështirë, mos t`i pengoj në punën e tyre dhe sigurisht preferoj përherë t`i takoj pa kamera”, tha Këlliçi.

Praktika e gjobave ndaj qytetarëve duket se është shndërruar në detyrë kryesore të Policisë Bashkiake.

Disa qytetarë, denoncuan gjatë takimit me Kelliçin.

“Ku dëgjojnë një pllakë apo një çekiç, shkojnë e futen brenda në shtëpi private, në banesë private, pa asnjë lloj problemi. Edhe vëllai pa trokitur te dera nuk vjen me u fut brenda. Si ka mundësi kjo! Lekë kërkojnë pak më shumë se ndërtimi që t’i do bësh. Nëse ndërtimi bën 10 mijë euro, ato kërkojnë 15. Kaq kemi bërë, tashi jemi bllokuar për leje, më pikon shtëpia”, u shprehën qytetarët.

Belind Këlliçi i siguroi se kjo praktikë do të ndalet pas 14 majit, duke theksuar se punimet për riparime në banesa, do të kryhen vetëm me një njoftim të thjeshtë dhe pa procedura burokratike.

“Qytetarët e zakonshëm, me rregullu dritaren e shtëpisë, me ndërru pllakat, me rregullu avllinë a çatinë, të vjen policia bashkiake të vënë gjobë. Klientët e këtyre te “Sheshi Skënderbej”, është një kullë që është ngritur 7 kate pa leje “Eyes of Tirana”, 50 metra nga zyra e këtij dhe kur e pyetën këtë, ky tha: nuk  e kisha parë kullën që është bërë aty. Pra trajtimi është, në “Sheshin Skënderbej” për klientët e vetë bëhet 7 kate pa leje, qytetari i shkretë, edhe në fshat edhe në zonën më të largët nuk rregullon dot shtëpinë e vet. Dhe ndaj logjika ime sa herë që kam komunikuar me qytetarët është se nuk i ndaj qytetarët në të djathtë e në të majtë, në demokratë e socialistë, në parti e pa parti. Nëse rruga është e pashtruar, nëse je pa ujë të lagja, pra janë të gjithë qytetarët te lagjaj, demokratë e socialistë. Kështu që duhet të vijë një moment për një politikë tjetër. Për një brez të ri, gjeneratë të re, tjetër model. Për çështjen e riparimit të shtëpiave, për Nenin e famshëm 6 që quhet, për të marrë leje, ajo do jetë procedurë burokratike formale, se për të rregulluar, për të hapur çatinë, dritaren…”-tha Belind Këlliçi.

Në zonën e Liqenit të Thatë, Belind Këlliçi denoncoi përsëri kreun e IMT, Mariglen Qato. Gjatë takimeve me qytetarët, Këlliçi u njoftua se tenderi për punimet për rehabilitimin e Liqenit të Thatë, ishin fituar nga kompania “5D Konstruksion”, e të afërmëve të Mariglen Qatos.

Sipas qytetarëve, punimet nisën tre vjet më parë dhe kishin afat për të përfunduar 6 muaj, por ende sot pas tre vjetësh, ato nuk janë mbyllur.

“Është tabela që është vendosur prej tre vjetësh për punimet rreth liqenit. E ka pasur afatin 6 muaj, edhe sot është e papërfunduar. Këtu është bërë ky projekti, i cili është tenderuar e ka fituar firma e famshme “5D Konstruksion”. Pak a shumë këtë quajnë rehabilitimin, ka arritur deri te pjesa ku është pallati që është ndërtuar, deri te cepi atje ku fillon hoteli dhe deri te cepi tjetër këtu”-thanë disa qytetarë. Ndërkohë Belind Këlliçi u shpreh: “O shife, qenka Mariglen Qato, opa, se prandaj nuk bëhen projektet. Opa Marigleni, doli Marigleni. I bëjmë thirrje Mariglen Qatos, t`u thotë atyre të “5D-s”, që janë bërë tre vjet. E ka pasur 6 muaj kur ka vjedhur lekët, janë bërë tre vjet. Prandaj nuk vejnë datë dhe rrejnë, se thonë e kemi vënë tani. Jemi i vetmi kryeqytet në botë, që për tre vjet kemi ndryshuar tre herë planin rregullues. Një plan që normalisht nuk ndërron në 20 vjet. Pra kur bëhet një herë nuk ndërron në 20 vjet. Ne e kemi ndërruar tre herë në tre vite. Llogariteni vetë arsyen”, tha Këlliçi.

Buzë Liqenit, Belind Këlliçi konstatoi gjithashtu, se si stacion autobusi, shërbente vetëm një stol, ndërsa mungonin të gjithë elementët e tjerë të domosdoshëm.

“Ky është stacioni i autobusit? Jo, vetëm se nuk e besova kur ma thanë por nga që e pashë vetëm një stol… të lutem na e kap edhe pak tabelën se më duket e thotë aty. Domethënë, ky stoli këtu, ky stoli këtu, është i madh për Zotin, ky stoli aty është stacioni autobusit multimodal. Në kryeqytetin europian të rinisë. Ja kush është Erion Veliaj dhe do ketë bërë nja 150 mijë euro ai stoli aty, stacion autobusi. Qesharake! Merr fund kjo, edhe 6 ditë, lajm i mirë. 6 ditë ndalojmë vjedhjen”.

Belind Këlliçi ironizoi edhe deklaratat e Erion Veliajt për mbjelljen e 1 milionë pemëve, duke sjellë si shembull faktin se do të duhet të ishin ndërtuar 30 parqe sa parku aktual i liqenit.

Ndërkohë, Këlliçi e cilësoi të rrezikshme ndotjen e ajrit në kryeqytet, çka së fundmi u dëshmua edhe nga një emision investigativ.

“Tashi Erion Veliaj thotë kam mbjellë 30 parqe të tilla, vazhdon ajo, vazhdon edhe mbrapa, i ka mbjellë ai me pemë në këto 8 vjet. E kuptoni sa qesharak është?! Vetëm ta kuptoni se me çfarë modeli kemi të bëjmë në 8 vite. Nëse do kishte bërë atë punë që pretendon, sigurisht që të dhënat e Institutit Italian që monitoron matjen e ajrit para dy ditësh, që e pamë live, edhe falenderoj këtu emisionin “Piranjat” ke Syri Tv, që bëri publik rrezikun në të cilin ndodhet çdo qytetar i Tiranës, përsa i përket ekspozimit të një ajri të ndotur katër herë mbi normë, i cili ndikon drejtpërdrejtë te shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe që ajri i Tiranës sot është një burim i sëmundjeve kancerogjene në qytet. Eshtë një tmerr i madh, për çdo qytetar, të madh e të vogël, demokratë e socialistë, qytetarë me parti e pa parti, ajo që përjetojmë në këtë qytet”.

Për t’u dhënë fund këtyre problemeve, Belind Këlliçi pati një thirrje për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Një lajm i mirë është për të gjithë qytetarët, që gjashtë ditë na ndajnë nga dita e votimit, nga ndryshimi. Kështu që nëse doni ndryshim, dilni, shkoni të votoni në datë 14 maj ditën e dielë. Dilni votoni masivisht, masivisht, masivisht. Dilni merrni pjesë në votim, mos i dëgjoni këta që thonë: e kanë të fituar, kanë shumë lekë, kanë media, zero. Hajdeni me mua shihni opinionin publik, shihni qytetarët në rrugë, shihni dhe kërkojini një herë të vetme, një herë të vetme Erion Veliajt të dali të takojë qytetarët, a del dot apo nuk del dot në rrugë. Ai është barometri kryesor, ai është sondazhi i vërtetë”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply