Hiqen kufizimet edhe në Finlandë

Duke filluar nga sot, në ditën e Shën Valentinit, restorantet do të jenë të hapura deri në mesnatë dhe do të shërbejnë alkool deri në orën 23:00. Qeveria vendosi në fillim të shkurtit që shumica e kufizimeve të pandemisë do të hiqen deri në mes të shkurtit.

Të premten, Agjencia Rajonale Administrative Shtetërore e Finlandës Jugore vendosi gjithashtu të heqë kufizimet për numrin e pjesëmarrësve në aktivitete publike në rrethet spitalore të Helsinkit dhe Uusimaa (HUS). Në praktikë, kinematë dhe organizatorët e koncerteve në zonën HUS do të lejohen të mbushin sallat e tyre.

Megjithatë, niveli i lehtësimit të kufizimeve në Finlandë tani ndryshon nga rajoni në rajon. Pjesa tjetër e kufizimeve do të hiqet në fillim të marsit. Pasaporta e koronavirusit nuk do të përdoret për të marrë shërbime në restorante, apo për të marrë pjesë në aktivitetet publike.

Sipas THL, 48.4 për qind e finlandezëve kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

About Redaksia2

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply