Skandali/ Inceneratori i Tiranës, 804 milionë lekë udhëtime, 450 mijë euro për blerjen e mediave

Deputeti demokrat, anëtar i komisionit hetimor për inceneratorët, Belind Këlliçi u shpreh sot se shoqëria Integrated Energy BV SPV ka shpenzuar 804 milionë lekë për dy vitet e fundit për bileta udhëtimi jashtë vendit, por që nuk kanë qenë planifikuar në asnjë zë në kontratë.

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra e pranoi këtë fakt. “Po, punonjës të kompanisë kanë bërë udhëtime për t’u takuar me kontraktorë të mundshëm për realizimin e veprave” tha ajo.

Deputeti demokrati i kujtoi se dy vitet e fundit kur është shpenzuar kjo shumë udhëtimet kanë qenë të kufizuara për shkak të koronavirusit. Por, Kodra u përgjigj duke thënë “Nuk përcaktova afate udhëtimesh” tha ajo.

Gjithashtu, Këlliçi tha se babai i deputetit socialist, Alqi Bllako, që ka qenë sekretar i ministrisë së Mjedisit në kohën e firmosjes së kontratave, ka përfituar 150 mln lekë të vjetra si i punësuar në këtë shoqëri.

Kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku e pyeti se cila ishte arsyeja që janë paguar 450 mijë euro për reklamë në media dhe 1.3 mln euro marrëveshje bashkëpunimi me universitetet dhe shkollat? “Çdo subjekt ka të drejtë të bëjë reklama në media dhe portale” tha Ariola Kodra.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply