Mourinho në finalen e dytë radhazi në Europë me Romën

Jose Mourinho ka arritur një tjetër sukses të madh. Roma që ai e udhëheq ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës.

Italianët barazuan pa gola 0:0 ndaj Leverkusenit dhe shkojnë në finale pas fitores 1:0 para një jave në “Olimpico”.

Pas finales së edicionit të kaluar të Ligës së Konferencës në Tiranë, ku Roma kishte fituar ndaj Feyenoordit, tani ata do të jenë në finalen e një gare më të madhe.

Roma do ta presë Sevillan pasi mundi Juventusin në shtesë.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply