Maliqi, denoncim në SPAK: Largohem nga politika nëse hapen kutitë dhe s’dal fitues

Lefter Maliqi ka kërkuar “fillimin e ndjekjes penale për funksionarët e KZAZ-ve Kuçovë dhe funksionarëve të ngarkuar me detyrën e komisionit zgjedhor në Kuçovë”.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka ngritur pretendimet se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara me falsifikime materialesh zgjedhore.

Ai theksoi se “nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy, kandidatin e Alibeajt dhe atij të PS-së, unë tërhiqem nga politika përfundimisht”.

“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata. Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas.

Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibejat dhe atij të PS. Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha ai në një deklaratë për mediat.

About Redaksia

Check Also

Grabitet selia e PL, rrjeti i komunikimeve elektronike dhe…

Petrit VASILI Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e …

Leave a Reply