Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, bandat dhe policia u shkrinë në një gjatë farsës elektorale të majit 2023. Berisha deklaroi në konferencën për shtyp të fundjavës se, bandat ishin tërësisht nën ombrellën e policisë.
“Farsa elektorale maj 2023, njërin prej aspekteve më të shëmtuara dhe kriminale kishte shkrirjen në një të bandave, të vrasësve dhe trafikantëve me Policinë e Shtetit në veprimin e tyre terrorizues, kriminal ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve.
Bandat u bënë një apo ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Ndaj tyre, narkopolicia jo vetëm që nuk mori masa, por u mor me inskenime të turpshme për opozitarët, në një kohë kur kamionët me euro disponoheshin dhe qarkullonin në krahun e narkoqeverisë kundër zgjedhësve.
Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisioner.
Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku, diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.
