Mourinho në finalen e dytë radhazi në Europë me Romën

Jose Mourinho ka arritur një tjetër sukses të madh. Roma që ai e udhëheq ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës.

Italianët barazuan pa gola 0:0 ndaj Leverkusenit dhe shkojnë në finale pas fitores 1:0 para një jave në “Olimpico”.

Pas finales së edicionit të kaluar të Ligës së Konferencës në Tiranë, ku Roma kishte fituar ndaj Feyenoordit, tani ata do të jenë në finalen e një gare më të madhe.

Roma do ta presë Sevillan pasi mundi Juventusin në shtesë.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …

Leave a Reply