Berisha: Zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferëncën për mediat se, zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve. Berisha tha se, një qeveri nuk ka asnjë vështirësi për të blerë zgjedhjet, duke mos përdorur paratë e pista, por paratë e buxhetit të shtetit.
“Në raport me votën, të garantoj se dhunimi i votës ka qenë disa kate më i madh në këto zgjedhje se kurrë më parë.
Në vitin 2001 është shumë e vërtetë që policia ka pasur ndërhyrje më brutale, në vitin 2023, policia ka pasur ndërhyrje, por më të maskuara.
I kemi shfaqur ne ato, se policia vepron haptas dhe fshehur.
Por nëse deri sot, kur tjetrit kërkohet t’i merret jeta me tritol, kryetarit të PD, dhe asnjë njeri nuk është i penalizuar, kur eksponentit të PD i dalin me revole për ta vrarë me të birin dhe Edi Rama mohon një gjë të tillë, kur tjetrit i thuhen nofkat apo u çahet koka dhe policia nuk merr asnjë masë ndaj tyre.
Kur të tjerët goditen në krye të detyrës në Laç, nga vëllai i ish-deputetit socialist, dhe policia e lë të lirë, kur qendra e votimit mbushet me kriminelë dhe policia nuk ndërhyn, këto janë besoj krime të policisë.
Por duhet të jem realist, nuk janë krime kryesore.
Këto zgjedhje si kurrë më parë dërgua zarfi. Zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve.
Një qeveri nuk ka asnjë vështirësi për të blerë zgjedhjet, duke mos përdorur paratë e pista, por paratë e buxhetit të shtetit.
683 mijë pensionistë morën bonusin zarf, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të ndodhë kurrë.
Këto zgjedhje janë shumë më keq se në vitin 2001. Janë rritur rrogat në mes të fushatës elektorale.
Prandaj nuk duhet të krahasojmë të pakrahasueshmen. Të tjerat janë duke ardhur. Këto janë aspekte. Por këto aspekte i bëjnë këto zgjedhje të pashembullta”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply