Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, koalicioni “Bashkë Fitojmë” shpëtoi opozitarizmin në vend! Berisha tha se, në këto zgjedhje, Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që e emëronte vetë.
“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dytat. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetin e vendit.
Mos e harro këto. I fitua Tirana dhe u fituan zgjedhjet. Por ky koalicion, nëse e shohim në rrafshin e interesit shoqëror të demokracisë, të interesit kombëtar, është shumë interesante.
Cili është aspekti interesant?
Në këto zgjedhje, Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që e emëronte vetë.
Të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë dhe keqpërdorimit të opozitës së emëruar. Por duhet të dini një gjë, se ky akt përbën aktin më antikombëtar dhe më antidemokratik në historinë e një vendi.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin në vend. Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk u shitën, nuk shitën të drejtën e votimit, nuk u trembën, nuk u frikësuan, por u qëndruan besnikë idealeve të tyre dhe votuan opozitën.
Këtu duhet të shohësh përpjekjen e shqiptarëve për të pasur opozitë ky vend.
Unë kam kuptuar se jam duke analizuar qëndrimet e medieve, se ju e dini se unë kam vlerësimin më maksimal ndaj medias në vetvete, por unë gjej se mediat janë viktimë e radhës e regjimit në kuptimin e verbimit të syve të mendjes.
Se unë po të isha gazetar, nga mëngjesi deri në darkë, do të transmetoja dhe do të flisja për zarfin. Zarfi është simbol i poshtërimit të shqiptarëve.
Nëse zarfi shkoi për blerjen e një vote, 50 mijë lekë, imagjino sa shkojnë për blerjen e një studioje.
Ndaj unë ftoj shqiptarët të shohin dhe vlerësojnë faktin që përpara kësaj përpjekje të shëmtuar për të asgjësuar opozitën në zgjedhje, ne dolëm nga kjo betejë me opozitë që kërkohej të shkatërrohej”, tha Berisha.
Check Also
Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën
Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …