Berisha: Do ketë protesta të qëndrueshme, ne do jemi të vërtetë para shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, do të ketë edhe protesta të qëndrueshme, por përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votes. Berisha tha se, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve.
“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet.
Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.
Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces.
Kemi objektiva të njohura, por na dalin edhe objektiva të panjohura. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë.
Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tre bashki. Por kërkon durim kjo!
Dua të informoj se kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune.
Ne do i bëjmë ato, ne do jemi të vërtetë përpara shqiptarëve.
Kryesia e PD e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës.
Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i volitet më shumë partisë dhe shoqërisë.
Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply