KAS pranon kërkesën e “Bashkë Fitojmë”: Kutitë e Rrogozhinës do të hapen

55 qendrat e votimit të Bashkisë së Rrogozhinës do të rinumërohen. Komsioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës.

Koalicioni ‘BF’ ankimoi rezultatin në këtë bashki dhe ka kërkuar rinumërimin e votave por ka kërkuar që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki.

Përfaqësuesi i koalicionit, Ivi Kaso tha se në këtë bashki është i nevojshëm rinumërimi i votave.Elvis Cefa dhe Ledio Braho bënë kërkesë që KQZ-ja të hapen kutitë në Rrogozhinë.

Kodi Zgjedhor lejon qoftë edhe një anëtar të vetëm të KAS-it të kërkoje rinumërim për gjetjen e provave në rastet kur ka dyshime për tjetërsim votash.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply