Denoncimi i masakrës elektorale, Flamur Noka sërish në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paraqitur paraditen e sotme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Flamur Noka ka bërë disa kallëzime në SPAK lidhur me masakrën zgjedhore. Burime bëjnë me dije se është thirrur në cilësinë e personit deklarues.

Kujtojmë se Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit, ku dha më tepër sqarime dhe u pyet si deklarues.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit-Ramës: Në “Pasqyrën” tuaj vetëm mashtrim, në bulevardin tonë vetëm guxim!

Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin …

Leave a Reply