Berisha: Afera e Portit të Durrësit më e madhja në planet, i përfshirë Rama-Basha

Ish-Kryeministri Berisha, në një takim me shoqatën “Durrësi” në krah të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, deklaroi se afera e Portit të Durrësit është e përmasave të paimagjinueshme. Ai tha se në këtë aferë janë të implikuar Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Ne mblidhemi sot këtu për njërën nga aferat korruptive ndoshta tani për tani më të madhe të planetit. Jo vetëm të Ballkanit e të Europës, por të planetit. Mblidhemi në një moment kur mega-grabitës, mega-plaçkitës kanë vendosur t’i rrëmbejnë qytetit në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metra katrorë me një vlerë disa miliardë euro.
Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj, Emari është zhdukur, siç thotë ministrja që meriton më shumë se çdo gjë tjetër apo që njihet më shumë se çdo gjë tjetër për grykësinë e saj, me rregullat e saj i shiti 100% koompanive offshore apo kompanisë offshore Rama-Basha, të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë, tokë në zemër të Durrësit”.

“Edhe inceneratorët që janë vjedhje flagrante, duken një nënfish i vogël i kësaj që po zhvillohet në Durrës. Durrësi, një qytet 3-mijë vjeçar, ekzistencën ia ka dedikuar portit. E thotë Milan Shuflaj, në kohëra të mira Durrësi zgjerohet, në kohëra të vështira rrudhet. Por asnjë pushtues nuk e la Durrësin pa port. Në këtë mënyrë, babëzia dhe lakmia e verbër e fitimit, çon në vendime të pashembullta në 3 mijë vite”, tha Berisha.

Më tej ai citoi edhe thirrjet e Grida Dumës, se në këtë çështje duhet të bashkohen Rama dhe Basha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply