Berisha thirrje qytetarëve: Mos votoni korrupsionin, as logon që ka rrëmbyer Lul Brava me Edi Ramën

Ish-Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin, kudo që ata do të votojnë më 6 Mars, “të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdo votë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” është votë për opozitën e vërtertë.

Gjatë një vizite në një fasoneri në qytetin e Durrësit, që prodhon dhe eksporton këpucë, Berisha shpjegoi situatën në të cilën janë vënë demokratët në këto momente prej bashkëpunimit të Lulzim Bashës me kreun e qeverisë Edi Ramën.

“Shiko ç’kanë bërë! Për herë të parë në 30 vite shpiket pseudo-opozita. Këtë nuk e bëri Ramiz Alia në vitin 1990. Jo! Nuk e bëri! U themeluam, e pa që s’kishte mundësi tjetër dhe e pranoi.

Kurse Edi Rama arriti të krijojë opozitën e tij falso me Lul Bravën dhe me policë dhe me gjykatës të tij, t’i japë logon e PD-së! T’I japë logon e PD-së në mënyrë që njerëzit të mashtrohen ditën e votimit dhe të mendojnë se po votojnë për Partinë Demokratike, kur në fakt ata votojnë për “kallpin” e opozitës, për Lulzim Bravën!

Ndaj dhe thirrja ime për çdo qytetar në Durrës dhe kudo që votohet është që të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë është votë për opozitën e vërtetë, është votë për ndryshimin.

Ne kemi nevojë jetike të kemi një opozitë të vërtetë, se vetëm me opozitë të vërtetë ne mund të përballojmë dhe përmbysim këtë qeveri, më e keqja e 30 viteve”, nënvizoi Berisha.

“Sako s’duhet të kishte kandiduar kurrë”!

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha sqaroi edhe arsyen e aktivizimit të tij edhe më fuqishëm në PD se më parë.

“U riktheva për t’u sjellë ju në piedestal. Se të rinjtë do të vendosim ne. Prandaj i kemi shumë të rëndësishme këto zgjedhje. E vërteta është se Foltorja solli shpresë. Mirëpo konkretizimi i suksesit në këto zgjedhje është mesazhi më i fuqishëm i shpresës që ne dërgojmë kudo në Shqipëri, veçanërisht te të rinjtë, e presin me padurim një mesazh të tillë dhe unë kam besim të plotë se do t’ia dalin. Është një klimë shumë pozitive, ju e shihni.

Ju e dini që rëndojnë shpirtra njerëzish mbi firmën e Sakos. Sako që përfaqëson Gjushin, ka vendosur firma në dokumente, që kanë shkaktuar më vonë drama të mëdha njerëzore të tërmetit. Është autore, është kryeinspektore e dramave të tërmetit të shtatorit, të cilat shërbyen apo ishin një bazë e dramës së madhe që krijoi tërmeti i nëntorit. Me firmën e saj. Ajo ka firmën, ajo s’duhet të kishte kandiduar kurrë. Ndërgjegjja njerëzore s’mund ta lejonte. Pse dha pasardhësja e Gjushit, dorëheqjen?! Se nuk pranoi të firmoste dokumentin e saj.

Kurse kandidati tjetër është shoku Monopol apo mister Monopoli. Që të gjendet demokrat, opozitar,të fitojë monopolin e shërbimeve nga Saranda në Shëngjin, kjo ndodh vetëm me luan kandidatin e Lul Bravës.  Ndaj dhe thirrja për demokratët: Të bashkohemi që të gjithë, të bashkohemi pa përjashtim, të votojmë kandidatin tonë.

Logoja që ka rrëmbyer Lul Basha me Edi Ramën është thjesht maskë e pseudo-pluralizmit dhe e marrëveshjeve të tyre. Ndaj dhe të votohet vetëm logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati ynë Ardi Muka.

Kjo është një thirrje për të gjithë demokratët: të mos votojnë monopolin! Monopoli është korrupsion, është korrupsion, është korrupsion, është i ndaluar me ligje. Kjo është e vërteta!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply