Umberto Pizzi: “Tek Gorbaçiovi dhe Sabin fotografova dritën. Lady Diana? Recitonte”

Emocioni i fotografimit të Berlinguer, fotot e vjedhura Gianni Agnelli dhe arti i portretizimit me objektiv shikime, lëvizje dhe ato që njerëzit kanë brenda vetes. Intervistë me sovranin e fotografëve romanë. 

Nëse midis vdekjes së Gorbaçiovit dhe përvjetorit të 25 të Lady Diana flisni me Umberto Pizzi, sovran i fotografëve romanë, 60 vite zanat dhe 85 vite moshë, dy pyetje i keni tashmë gati. Në arkivin e tij, pjesërisht online dhe të deklaruar “pasuri me interes kulturor”, si të Gorbaçiovit, ashtu edhe të Lady Diana, ka shumë fotografi, por natyrisht janë edhe sytë e autorit pasi një “mendimtar profesionist”, siç e quan veten Pizzi, e zgjedh vetë sesi të lexohet personazhi i pavdekësuar. Nëse midis fytyrave teke apo çifte, më shumë, duke qenë me shije si një pjatë e mrekullueshme makaronash biseda me të, ndodh se kush e interviston Pizzi e vë në zjarr manierizmin roman (so easy) dhe lë të sfumuar “mendimtarin profesionist”. Le të provojmë të mos mëkatojmë.

Sa herë e keni fotografuar Gorbaçiovin?

Shumë herë. Emetonte besim, nga një dritë e caktuar në sy kuptoje se ishte njeri i mirë. Flas si shok që ka mbetur shok, por nuk e ka ekzaltuar kurrë Bashkimin Sovjetik: Gorbaçiovi pati meritën të mbyllte një realitet eksploziv, për t’i dhënë fund një katastrofe, pasi e donte vërtet popullin e tij. Qe një njeri që dha shpresë. Prandaj për vdekjen e tij jam i trishtuar. E konsideroj veten një fotograf antropolog, në kuptimin që i studioj njerëzit dhe kam kërkuar gjithmonë të kuptoj se kë kisha përpara objektivit.

Kam parë akoma sesa mallëngjim ka duke kujtuar Lady Diana? Çfarë thotë fotografi antropolog?

Një gazetë gjermane më dha detyrën, e paguar shumë mirë, të ndiqja teksa jahti “Britannia” shëtiste anembanë Italisë. E studiova thellësisht dhe thashë se jetoi, edhe mirë, jetën që donte. Nuk mu duk një njeri i vërtetë më shumë sesa një njeri që recitonte pjesën e saj dhe i ngjitej shumë parasë. Vetëm kur qenë në mes fëmijët e perceptoja spontane dhe vërtet të emocionuar. Kur pas vdekjes thuajse e shenjtëruan, mbeta dhe mbetem paksa dyzues.

Kush janë personazhet karizmatike?

Ata që shpërndajnë një dritë të caktuar. Për shembull, Rita Levi Montalcini. Është një veçanti që nuk buron nga sugjestionimi. Po ju rrëfej një episod: shumë vite më parë Montedison organizoi një mbrëmje gala në Teatro dell’Opera ku ishte vërtet e gjithë bota, nga Craxi tek Pavarotti. Më pas hasa midis turmës një zotëri të shkurtër, me flokët e bardhë dhe një kostum mbrëmjeje që m’u duk paksa i rrëgjuar. Nuk e kisha as idenë më të vogël se kush ishte, por emetonte dritë. Atëhere pyeta: ishte Alberto Sabin, zbuluesi i vaksinës kundër poliomielitit.

Po liderët politike?

Më emociononte Berlinguer. I bëra një foto të famshme për të cilën nuk mora asnjë liretë pasi ia dhurova. Një ditë e pashë të dalë nga spitali San Giacomo në Via di Ripetta ku kishte shkuar të takonte zëdhënësin e tij, Antonio Tatò, dhe e ndoqa nga larg. I ardhur në Piazza Augusto Imperatore u ndal për të përshëndetur tre punëtorë që qenë duke pushuar, me karrocën, paninet, pajisjet. Qe një sekuencë eomicionuese. E bëra foton me teleobjektiv.

Midis politikanëve të tanishëm, si fotograf, kush ju emocionon më shumë?

Kam fotografuar Republikën e Parë, të Dytë dhe të Tretë, besoj gjithmonë me ndershmëri, por tani personazhe karizmatikë nuk shoh edhe aq shumë. Ka një shfryrje. Gara për karriken. Duan të jenë të gjithë diçka, kur në fakt nuk janë, por pëlqejnë të jenë të fotografuar edhe kur shtiren që jo.

Si lind një portret i mirë?

Kur hyra në një festë, cilidoqoftë eventi, më parë bëj një xhiro. Nuk filloj ta shkrep si i çmendur. E kuptoj ndjenjën e evenimentit, studioj personazhet, gjej çiftet e duhura. Fotografia nuk është ajo e turistit që rrok smartfonin dhe e shkrep, edhe pse për një ndjenjë faji mund të ndodhë të kapë një imazh to jashtëzakonshëm. Fotografia nuk është improvizim, por mendimi i atij që e bën atë. Është rezultati i asaj që sheh ti nëpërmjet objektivit dhe i asaj që ka brenda njeriu që fotografon, duhet ta nxjerrë jashtë nga shikimet, nga lëvizjet, nga veshjet. Në rast se je një njeri bosh, nuk bën kurrë fotografi, por qeramika. Unë i quaj qeramika.

Ju keni qenë edhe autor i paparacimeve të lodhshme. Kush reagonte më mirë?

Për shembull, Gianni Agnelli, të cilit tre apo katër herë ia kam bërë… por pa kërkuar gjithmonë që t’ia shes fotot në vend se të gazetave. Është çështje moraliteti. Megjithatë, kur e takoja, flisnim qetësisht. Herën e fundit e pashë në St. Moritz me të shoqen, kishte një dorë të fashuar sepse ishte kafshuar nga qeni  i tij. Përpara se ta fotografoja, e pyeta nëse mund t’i hiqte syzet e skive dhe ai pranoi. E kujtoj se biseduam gjatë për karakterin e keq të Enzo Ferrari… Pra, kjo punë të mëson sesi t’i trajtosh njerëzit. Me dikë është më e lehtë: kur takohesha me Andreotti, e imponoja gjithmonë për punën time me shumë pyetje. Nuk emocionohej kurrë, por ishte kureshtar.

Po paparac mund të thuhet?

Po të duash, por është e shëmtuar. Sikur t’ju thoja se ju jeni një gazetaruc.

Kë do të donit të fotografonit?

Che Guevara. Do të më pëlqente ta ndiqja në Bolivi. Ia kam premtuar: jam një shok.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Promovohet në Vlorë libri “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”

Ditën e djeshme, datë 22.12.2024, në ambientet e Muzeut Kosova në Vlorë, Instituti i Studimeve …

Leave a Reply