Veliaj braktis sallën e Këshillit Bashkiak, Alimehmeti: E paprecedentë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka braktisur sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak duke bërë betimin jashtë sallës së përcaktuar nga ligji. Endrit Braimllari dhe Ilir Alimehmeti e denoncuan live largimin e Veliajt nga Këshilli Bashkiak.

Në videon e publikuar nga Braimllari duket qartë që në sallë është vetëm opozita.

”Kur kryetari i bashkisë duhet të bënte betimin pë rtë marrë mandatin e tij siç e parashikon ligji dhe rregullorja, ai nuk e bën atë në mbledhjen që ka thirrur në Këshillin Bashkiak por preferon ta bëjë atë diku gjetkë pa pasur asnjëlloj njofitmi dhe asnjë lloj justifikimi pse kjo nuk është e mundur’’ shprehet Alimehmeti në videon e publikuar.

Gjithashtu Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, shpjegon pse largimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, është në kundërshtim me nenin 18.

Postimi i plotë i Alimehmeti

E paprecedentë nga Bashkia Tiranë!

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë refuzon të betohet siç e parashikon ligji dhe rregullorja në fuqi.
Njoftimi i nisur nga vetë Bashkia Tiranë, pika 6 e rendit të ditës për mbledhjen e parë, flet qartë ku duhet të betohet Kryetari i Bashkisē.
Neni 18, mbi mandatin e kryetarit, thotë se:
Pika 1: Shpallja e vlefshmërisë dhe betimi i Kryetarit bëhet në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak.
Pika 3: Ushtrimi i mandatit të Kryetarit fillon në çastin kur bën betimin përpara Këshillit Bashkiak.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply