Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka braktisur sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak duke bërë betimin jashtë sallës së përcaktuar nga ligji. Endrit Braimllari dhe Ilir Alimehmeti e denoncuan live largimin e Veliajt nga Këshilli Bashkiak.
Në videon e publikuar nga Braimllari duket qartë që në sallë është vetëm opozita.
”Kur kryetari i bashkisë duhet të bënte betimin pë rtë marrë mandatin e tij siç e parashikon ligji dhe rregullorja, ai nuk e bën atë në mbledhjen që ka thirrur në Këshillin Bashkiak por preferon ta bëjë atë diku gjetkë pa pasur asnjëlloj njofitmi dhe asnjë lloj justifikimi pse kjo nuk është e mundur’’ shprehet Alimehmeti në videon e publikuar.
Gjithashtu Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, shpjegon pse largimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, është në kundërshtim me nenin 18.
Postimi i plotë i Alimehmeti
E paprecedentë nga Bashkia Tiranë!
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë refuzon të betohet siç e parashikon ligji dhe rregullorja në fuqi.
Njoftimi i nisur nga vetë Bashkia Tiranë, pika 6 e rendit të ditës për mbledhjen e parë, flet qartë ku duhet të betohet Kryetari i Bashkisē.
Neni 18, mbi mandatin e kryetarit, thotë se:
Pika 1: Shpallja e vlefshmërisë dhe betimi i Kryetarit bëhet në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak.
Pika 3: Ushtrimi i mandatit të Kryetarit fillon në çastin kur bën betimin përpara Këshillit Bashkiak.