Deputeti demokrat Edmond Spaho nga Kuvendi ka komentuar pezullimin e masave nga BE për bujqësinë, ku i është drejtuar ministres Frida Krifca duke i kërkuar që të dorëhiqet nga posti.
Spaho tha se ministrja me masat e marra ndaj bujqësisë e ka ‘këputur në mes’, edhe me refuzimin që i bëri rritjes së buxhetit të propozuar për këtë sektor.
“I vendose taks TVSh gjithë imputeve të bujqësisë, e ke këputur në mes bujqësinë dhe blegtorinë. Vetëm ty të njoh që është propozuar të rritet buxheti për bujqësinë dhe e refuzove. Ndaj të them ik e merru me atë luleshtrydhen se vetëm ajo ka parë hajër”, tha Spaho.