Fermerët e Myzeqesë në mbështetje të kandidatit Elton Bano

Vijojnë takimet intensive deri diku dhe jashtë grafikut të planifikuar si kërkesë e banorëve të fshatrave të Myzeqesë me kandidatin e Koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano.

“Kemi një program emergjent për të ndihmuar fermerët të cilët gjenden të pambrojtur nga qeveria dhe pushteti lokal. Jemi për zbutje të taksave për të kapërcyer situate e keqe që ndodhet fshati sot. Do paguhen vetëm taksat për shërbimet që merren, për të tjerat jo.

Ndihmën me agronom të cilët do të kenë përgjegjësi direkt për farëra dhe plehrat bujqësore që do të përdoren nga bujku. Rregullimi i tregut bujqësor dhe orientimi për produktet te cilat kërkohen nga tregu i huaj. Këeto nuk janë premtime që nuk janë mbajtur, por këto do të jenë realitet pas ndryshimit në datën 6 Mars kur të gjithë e dëshirojnë”, u shpreh Bano.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply