Meta: Jemi përballë një regjimi që ka kapur çdo qelizë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjykon se beteja e opozitës me regjimin që qeveris vendin është një betejë e vështirë.

“Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë, – shprehet kreu i Partisë së Lirisë në një videomesazh.

“Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse. Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë”, nënvizon më tej ish-presidenti.

About Redaksia

Check Also

I erdhi fundi/ Të rinjtë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama vijon retorikën: Forcat e huaja duan të destabilizojnë Shqipërinë…

Ndërsa studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e tij, kryeministri …

Leave a Reply