Meta: Jemi përballë një regjimi që ka kapur çdo qelizë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjykon se beteja e opozitës me regjimin që qeveris vendin është një betejë e vështirë.

“Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë, – shprehet kreu i Partisë së Lirisë në një videomesazh.

“Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse. Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë”, nënvizon më tej ish-presidenti.

About Redaksia

Check Also

Ku po e fsheh Rama, Koordinatorin e ri të krimit në kërkim nga drejtësia/ Loja me Greqinë

Gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Vizion Plus ka dhënë detaje …

Leave a Reply