Në Elbasan njësoj si në Shkodër, Noka: Arrestimet e shtabit elektoral të Becit, dëshmi ulëritëse e farsës së 14 Majit!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, denoncoi sot mënyrën se si u grabitën nga qeveria dhe Partia Socialiste, zgjedhjet vendore në qarkun e Elbasanit, në 6 bashki: Belsh, Peqin, Cërrik, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas.

Noka doli para mediave së bashku me kandidatët e opozitës që garuan për kryetarë në këto bashki duke shtuar një kapitull të ri në raportin final të PD-së për abuzimet e partisë-shtet më 14 maj.

Noka tha se arrestimet e djeshme në Shkodër të shtabit elektoral të kandidatit socialist Benet Beci janë një dëshmi ulëritëse rreth masakrës është bërë kudo, njësoj si edhe në qarkun Elbasanit.

“Në vazhdën e denoncimeve që Partia Demokratike gjatë këtij sezoni i ka bërë farsës elektorale të zgjedhjeve të datës 14 maj, – tha Flamur Noka, – jemi sot këtu për ta denoncuar këtë farsë, këtë maskaradë elektorale së bashku me drejtuesit e degëve lokale dhe kandidatët e bashkive Belsh, Peqin, Cërrik, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas.

Siç i kemi bërë me dije ditë pas dite, faktet, provat, dokumentet shkresore dhe filmike kanë vërtetuar dhe po vërtetojnë çdo ditë se 14 maji nuk ka qenë një ditë zgjedhjesh.

14 maji ka qenë një ditë e zezës për zgjedhjet në Shqipëri, pasi shqiptarët u përballën me një makineri politike dhe shtetërore e cila kishte vetëm një synim: devijimin e vullnetit të shqiptarëve, deformimin e këtij vullneti dhe manipulimin e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste në pushtet.

Arrestimet e djeshme në Shkodër të shtabit elektoral të kandidatit të Rilindjes janë dëshmia më e qartë se çdo fjalë, çdo denoncim që PD dhe opozita ka bërë për 14 majin, është sot një dëshmi ulëritëse rreth masakrës dhe farsës  që është bërë.

Edhe në qarkun e Elbasanit, në të gjithë bashkitë, forca e pushtetit, dhuna dhe terrori shtetëror paratë e pista të korrupsionit qeveritar bënë të pamundur që në të gjitha këto bashki të zhvilloheshin zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qytetarët e bashkive të këtij qarku janë ndeshur jo me partinë në pushtet siç ndodh në një demokraci normale, qytetarët e këtij qarku përgjatë gjithë kësaj periudhe deir më 14 maj u ndeshën me kombinimin partia në pushtet- administratë e pushtet për të bërë të pamundur një proces të lirë dhe demokratik”.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply