Sekuestrimi i inceneratorit/ Veliaj merr me të mirë SPAK-un dhe të sulmon mediat

Kryebashkiaku Erion Veliaj si rrallë herë ka nxituar të reagojë për një lajm, të cilin me sa duket nuk e ka çensuruar dot, sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është tashmë fakt.

Në reagimin e tij Veliaj e nis sulmin në drejtim të portaleve të cilat i sulmon siç di ai kur nuk i binden dhe më fill pas sulmit ndaj medieve merr me të mirë SPAK-un.

Madje në reagimin e tij Veliaj kujdeset të sillet me aq “edukatë” ndaj SPAK-ut duke u thënë se janë të mirëpritur, sa të krijon idenë se inceneratorin ia ka sekuestruar media dhe jo drejtësia.

Postimi i plotë

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te zbuluar te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik. Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjestarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply