Kryebashkiaku Erion Veliaj si rrallë herë ka nxituar të reagojë për një lajm, të cilin me sa duket nuk e ka çensuruar dot, sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është tashmë fakt.
Në reagimin e tij Veliaj e nis sulmin në drejtim të portaleve të cilat i sulmon siç di ai kur nuk i binden dhe më fill pas sulmit ndaj medieve merr me të mirë SPAK-un.
Madje në reagimin e tij Veliaj kujdeset të sillet me aq “edukatë” ndaj SPAK-ut duke u thënë se janë të mirëpritur, sa të krijon idenë se inceneratorin ia ka sekuestruar media dhe jo drejtësia.
Postimi i plotë
Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te zbuluar te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik. Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjestarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar