“Bëjnë sikur”!

Nga Alba KEPI

Mbi 4 miliardë lekë kanë përfituar për një vepër publike të paekzistueshme dy pronarët “de facto” sic thotë Spak të inceneritorit të Tiranês.

Pronarët jane shpallur nê kërkim pasi i ndihmuan të largohen nga kufijtë shqiptarë.
Kush?

Ata që kanë pêr detyrë të garantojnë ligjshmërinë, sigurinë, mbrojtjen e rendin publik.

Kompanitë e këtyre hajdutëve e bandës që e ndihmojë të vjedhin, janë sekuestruar sot, ato mëmë e guacka.

Akuza?

“Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.

Qartë, thjeshtë më në fund nga buxheti i TR nuk do u vidhen më qytetarëve paratë me të cilat paguhej kjo bandë.

E tani nis prova e treshit për drejtësinë shqiptare;

Të nis hetimet e të vë para ligjit ata që afruan, pranuan, favorizuan, firmosën, kontrolluan, dhuruan e dhunuan paratë e qytetarëve në favor të bandës së hajdutëve.

Deri në aktin e sotëm të Spak, nuk kishim dyshime se dhe pse me vonesë do të kryhej e domosdoshmërisht.

Pikëpyetja mbetet se do vazhdohet të luhet “bëjmë sikur e luftojmë korrupsionin” duke lëshuar urdhëra arrestimesh pasi lënë kufijtë shqiptarë?!
O “bëjmë sikur zbardhim skandale korruptive” për t’i dhënë një autorësi krimit të rëndë e shpëtuar ideuesit e vërtetë?!

Duket se shtysa për të konkretizuar këtë aksion drejtësie ka ardhur përtej kufijve nga ku doli dhe i korruptuari i fundit në kërkim, njeri i besueshëm i këtij pushteti.

Të presim e shpresojmë të sjelli të gjitha aktet që zbardhin këtë rreth influence pushteti që ideoi këtë aferë vjedhje.

Hej ti përtej kufirit në kërkim për korrupsion të lartë, po të presim, herë pas here hidh ndonje dok (të vjedhur që të vjedhur jemi).

“Bëjnë sikur të kërkojnë, të luftojnë” e shqiptarëve e botës “bëjnë sikur i tregojnë se luftojnë korrupsionin”.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply