Pastrimi i parave, 3 milionë metra katrorë ndërtim në Tiranë, nevojiten 1 milionë në gjithë vendin

Në konferencën me temë ‘Rënia e euros, fituesit dhe humbësit’ ku morën pjesë edhe ekspertë, Sali Berisha tha se problemi duhet trajtuar nga rrënjët.

Berisha tha se, rënia e euros po shoqërohet me dëmtime të mëdha në ekonominë shqiptare dhe punësimin, ku edhe pse forcimi i monedhës kombëtare mund të jetë çështje krenarie, në këtë aspekt kundrejt euros është një turp kombëtar.

Berisha kërkoi ndër të tjera edhe ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.

“Ata të cilët përfitojnë nga ky raport i krijuar euro-lekë, lekë-euro janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët. Nga ky raport goditet në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajin me të ardhurat e njerëzve të tyre me sipërmarrje që eksportojnë. Nga ky raport goditet mbi 30% e popullatës shqiptare, e cila përballon ditën me remitencat dhe rregullat që i dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion, dhe nja 40% të tjera që marrin herë pas here dhe i kanë pjesë të llogaritur të buxhetit.

Nga ky raport ata që përfitojnë janë përbindëshit e trafiqeve të drogës, të cilët fusin në Shqipëri euro me kontejnerë, me kamionë, me mikrobuza, i groposin, i marrin të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, i nxjerrin për të blerë me çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike, jo të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjes shqiptare, të familjeve të thjeshta, me një varfërim më të madh progresiv, dhe ajo rritje të shkojë e tëra te oligarkët dhe klanet e drogës.

Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kredi që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve”, tha Berisha.

Më tek ai vërejti: “Shqipëria sot renditet e para në Europë, e para me distancë në treguesin e ndërtimit. 3 milionë metër katrorë ndërtohen vetëm në Tiranë, në një kohë kur nevoja vjetore e vendit është 1 milionë metër katrorë. Nuk ka lavatriçe më gjigante të parave të krimit se sa Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjta në Europë. I ndërton droga, i blen droga, i shet droga, dhe në këto operacione klanet përsëri i përdorin këto para për të pushtuar territore. Kanabisin e kanë të dytë, kokainën e kanë të parë dhe opiumin.

Banka e Shqipërisë, unë e kuptoj, nuk ka fuqi t’i rezistojë narkoeuros, kjo është narkoeuro. Ajo është një ‘xhuxh’ para këtij gjiganti kriminal që është ky i karteleve, por të paktën Banka e Shqipërisë, urdhëro e bëri provën, i nxori 20 milionë, asgjë nuk ndryshoi. Ishte si kafeja e mëngjesit. Por Banka e Shqipërisë duhet të jetë zëri më i fuqishëm në denoncimin e tyre, se këtu po ndodh një katastrofë e vërtetë.

Këta janë bërë vendimarrës me kryeministrin, njeriu më i lidhur publikisht me klanet e drogës, që dihet dhe me dokumente, mori tani Ministrinë e Rendit, dhe imagjinoni ju, a ishte e qëllimshme, apo e paqëllimshme? Kjo ishte plotësisht e qëllimshme.

Janë ato klane që e emëruan atë Ministër Rendi. Nuk ka asnjë, ka disa faktorë që kanë ndërhyrë në këtë raport, por faktori përcaktues është faktori NARKOEURO”.

Sipas tij, të gjitha kursimet e qytetarëve në euro janë zhvlerësuar në mënyrë dramatike. Pra, ata që me të drejtë, jo me të padrejtë i depozitonin në euro kursimet e tyre, tani i kanë 10% më pak.

“Sigurisht, kjo goditje e eksportit është nga ky raport është shumë problematik, por eksporti duhet të jemi realistë, u godit në mënyrë të pamëshirë nga Ballkani i Hapur. Vet politikat fiskale të kësaj qeverie ndaj fermerëve.

Nuk është e rastit, ato që janë shtrenjtuar më shumë në këtë kohë janë zarzavatet. Ato që janë shtrenjtuar më shumë në këtë kohë janë produktet ushqimore, po sa? Me 10%, me 20%.

Imagjinoni ju për qytetarët të cilët mbi 50% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqimet e ditës, se çfarë peshe ka kjo.

Ndaj edhe të gjitha këto janë një apel që t’u shkojmë në rrënjë probleme, dhe rrënjët janë kur të ç’rrënjosim këtë klan mafioz trafikantësh në pushtet, i cili e përdor pushtetin vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat e klaneve të drogës dhe krimit në Shqipëri”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten dhe për të zhurmuar fundin thirri Belindin

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion …

Leave a Reply