Meta i përgjigjet ambasadores Yuri Kim

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një përgjigje deklaratës së ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se kandidatët për bashkitë mbështeten nga persona ‘non grata’.

Meta në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje zgjedhjet e 6 marsit ku ka theksuar se është i bindur se qytetarët në këto bashki do të dinë dhe janë në gjendje që të zgjedhin mundësinë më të mirë për to.

“Është kënaqësi që jam në Durrës dhe meqë jemi pranë datës 6 mars dua të theksoj se demokracia është vendosur dhe shpresoj që qytetarët kanë në dorë votën e tyre për të përmirësuar të ardhmen përmes një qeverisje sa më transparente dhe i ftoj të gjithë qytetarët e 6 bashkive që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep demokracia që nesër të kërkojnë llogari”, ka thënë Meta.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim se disa nga kandidatët janë të mbështetur nga persona të shpallur ‘non grata’, Meta dha një përgjigje të shkurtër.

“Jam i bindur që qytetarët e Durrësit dhe të 5 bashkive të tjera do të zgjedhin me vullnetin e lirë kandidatët më me integritet që ushtrojnë me përkushtim vëmendjen ndaj komunitetit. Ajo që ne duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent”, është shprehur ai.

About Redaksia

Check Also

Kush janë dy banditët me maska që dhunuan Ilir Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nderklaroi sot se dy prej efektivëve …

Leave a Reply