Britani i kërkon ekipeve angleze bojkot të finales së Champions, nëse mbahet në Rusi

Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka kërkuar nga ekipet angleze ta bojkotojnë finalen e Ligës së Kampionëve nëse mbahet në Rusi.

Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea janë në fazën e 1/8 së finales së garës më prestigjioze evropiane.

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve është caktuar të zhvillohet më 28 maj në Shën Petersburg të Rusisë, por kjo mund të ndryshojë për shkak të eskalimit të situatës në Ukrainë

Truss mendon se ekipet angleze duhet të dalin kundër zhvillimit të finales së Champions Leagues në Rusi.

“Nëse do të isha në një ekip anglez, do ta bojkotoja. Personalisht nuk do të doja të luaja një ndeshje në Shën Petersburg, duke marrë parasysh se çfarë po bën regjimi i Putinit”, u shpreh ajo.

About Redaksia

Check Also

Karton portokalli në futboll, ja kur mund të jepet dhe efekti i penalitetit

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, i cili vendos rregullat e futbollit, po përgatitet të …

Leave a Reply