Berisha: 420 milionë eurot e inceneratorët u ndanë midis ministrave, Zotëve e Mërtirëve

Lideri historik i PD, Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve nga Porto Romano në Durrës ku takoi banorët së bashku me kandidatin për kryetar bashkie, Ardi Muka.

Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit u shpreh gjatë dëshmisë në komisionin hetimor se nuk janë 420 milionë euro të abuzuara te inceneratorët.

Berisha zbërtheu me shifra abuzimet me miliona euro te inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

“Keni dëgjuar këtë kohë problemin e djegësave. Edi Rama para komisionit pyeste: Ku janë 420 milionë dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze. Djegësi i Elbasanit, pa asnjë tender, me një procedurë të pashpallur, të papublikuar kurrkund. Është firmosur kontrata për 22 milionë euro me një kompani të sapokrijuar, të krijuar për të fvjedhur së bashku dhe bën tenderin me çelëësa në dorë, një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin me 12 milionë, teprojnë 10 milionë.

Nëse ministrat nuk donin të vidhnin, këto para ia jepnin bashkisë së Elbasanit, do të bësh tender për djegësat dhe bënte tenderin të hapur, kompanitë do të vinin. Kompania me çmimin më të ulët do të ndërtohet, nga thesari nuk shkonin më 22 milionë, por 10-12 milionë sa kushtonte djegësi. Ku shkuan 10 milionë? U ndanë midis ministrave, zyrtarëve, e Zotëve e Mërtirëve të tyre.

Oreksi vjen duke ngrënë, thotë populli. Mqs këtu vodhën pa iu hyrë ferra në këmbë 10 milionë, kaluan te i Fierit që e rritën me 30 milionë. U ndërtua me 15 milionë euro. 15 milionë euro të tjera u mbetën pare xhepi këtyre. Dhe ky pyet. Dhe kulmon me Tiranën dhe Durrësin. Shtohet 130 mln për djegësin e Tiranës, 50 milionë euro kushton djegësi, të tjerat të gjitha pare për ministrat dhe kompaninë e tyre. Pse zotëri nuk ua dhe bashkive t’i këto para që të bënin tenderat dhe të ndërtonin djegësat? Sepse thesari i shtetit do të paguante vetëm paratë për djegësat. Në Ballkan ekziston vetëm një djegës, Shqipëria ka tre djegësa. Prandaj edhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply