Berisha: Rama dhe Lul Brava u bënë së bashku për të marrë tokën publike 3.8 miliardë euro

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi sërish nga Durrësi, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për aferën e Portit. Berisha tha se, investori arab i ka shitur kompanisë, pas së cilës qëndrojnë Rama dhe Basha, 100% aksionet.

“Kjo e djegësave ju garantoj që është 1 e 10-ta e Portit të Durrësit. Toka e portit me ujin përreth kushton 3.8 miliardë euro. Zgjohet një ditë Rama dhe si ta bëj unë timen këtë. Të heq portin andej që ka 3 mijë vite port, shko dhe gjej një arab, i thotë hajde tani të fshihem pas teje. Vjen na thotë ne se do ndërtojmë Dubain në Port. Bën marrëveshje, shkruan me një princ në Emirate marrëveshje, e di vete ça thotë marrëveshja. Pas një viti arabi zhduket, shet 100 për qind aksionet dhe kush e mori, absolutisht Rama dhe Lulzim Brava, po.

Sepse në mënyrë të papritur, na del që menaxheri i arabit në Durrës ishte njëkohësisht menaxheri i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Doli, dha dorëheqje thash mos ishte rastësi. Rastësi? Jo, se më vonë gazetarët e gjetën se pas 3 muajsh ai kishte dhënë dorëheqjen false, se vazhdonte deyrën si menaxher i kompanisë së Lulzim Bravës. U bënë së bashku, e di çdo të thotë të marrësh tokë publike me vlerë 3.8 miliardë euro, çdo qytetar i Durrësit mund të fitonte aty, mund të investonte, me aksione ose ato që kishte, të paktën minimumi 1 mijë euro për të mos llogaritur fitimin mbi sipërfaqet e ndërtimit mbi truall. Kjo është, prandaj dhe njerëzit largohen, varfëria rritet, koha ndalon, 20 vite i njëjti sistem kanalizimi, të njëjtat rrugica”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …

Leave a Reply