Në Komisionin Hetimor Parlamentar për aferën e Inceneratorëve, Edi Rama e pranoi që në nisje se, nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për inceneratorët. Ai tha se, përgjegjësia bie mbi makinerinë shtetërore, e cila mund të korruptohet.
Por u deshën pyetjet dhe ndërhyrjet e deputetit Belind Këlliçi që Komisioni të futej në hulli. Rama doli ‘lakuriq’ para tij, ndërsa Këlliçi e gozhdoi me qetësi.
Fillimisht ai i tregoi Ramës dokumentin që ka firmën e tij, kur bie fjala te afera e inceneratorëve. Bëhet fjalë për dokumentin me pikë bonus për kompaninë e Zotos.
Më pas, kur Rama deklaroi si gjithë të tjerët se nuk ka lidhje dhe se nuk i njeh Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, Këlliçi i nxori videon që e tregon Ramën mes tyre.
Rama preferoi të mos fliste për aksidentin e ministrit Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin, duke thënë se nuk komenton fotot, por Këlliçi i kujtoi kodin e etikës që kishte vendosur në fillim të qeverisjes. Këtu Rama u zu ngushtë.
Por pjesa ku shkëlqeu më shumë Këlliçi ishte ajo për inceneratorin e Tiranës dhe rolin e Bashkisë së Tiranës në këtë mega-aferë.
Këlliçi i tregoi në fund foton e Ardit Gjoklajt, adoleshentit që vdiq në Sharrë, si dhe foton e Erion Veliajt me prokurorin që mbylli çështjen. Rama tha se nuk komenton vendimet e gjykatave.
Pjesë nga biseda
Belind Këlliçi: I bie që ose drejtësia ka lajthitur që ka skaduar afat 30 ditor, dhe duhet që të shpallen në kërkim ndërkombëytar. Më thatë që nuk ke njohje me ta. Kam këtu një video të 18 prill 2017, jeni në inagurimin e inceneratorit. Ja e keni me video, kjo është ceremonia ku keni qenë prezent. Tani zoti Rama, thoni që nuk i njihni, ndërkohë që iu kanë shoqëruar në vizitën në Elbasan, iukanë shoqëruar në ceremoninë ku edhe keni marrë pjesë. Thatë që nuk i njihni fare po janë këtu prezent. I bie që ose drejtësia ka lajthitur që ka skaduar afat 30 ditor, dhe duhet që të shpallen në kërkim ndërkombëytar. Më thatë që nuk ke njohje me ta. Kam këtu një video të 18 prill 2017, jeni në inagurimin e inceneratorit. Ja e keni me video, kjo është ceremonia ku keni qenë prezent. Tani zoti Rama, thoni që nuk i njihni, iu kanë shoqëruar
Edi Rama: Nëse i njihni njerëzit që i keni 3 metra pas më vjen mirë, por unë se kam atë kapacitet. është një foto e djalit të liderit historik me një grup trafikantësh. Edhe të ngrija mbi këtë foto një narrativë. Duke ngrënë, duke pirë, e jo më…Unë nuk i njoh po të them. Më nxorre një video janë tre metra pas teje.
Belind Këlliçi: Ku do të dalësh? Jeni i lirë që të thoni çfarë të doni…
Edi Rama: Nuk ka rëndësi. Vendimmarrjet e mia nuk bazohet se kush jam unë, por tek kush jam unë. Kur vendos kam parasysh vetëm një gjë. Ke mundësinë për të verifikuar gjëra për të kaluarën time. Kur vendos për mua ka rëndësi vetëm një gjë. EMRI! Unë nuk lëshoj njeri deri në momentin që më lëshon mua dhe punën time. Nuk kam asnjë mëshirë unë me të.