Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi sërish nga Durrësi, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për aferën e Portit. Berisha tha se, investori arab i ka shitur kompanisë, pas së cilës qëndrojnë Rama dhe Basha, 100% aksionet.
“Kjo e djegësave ju garantoj që është 1 e 10-ta e Portit të Durrësit. Toka e portit me ujin përreth kushton 3.8 miliardë euro. Zgjohet një ditë Rama dhe si ta bëj unë timen këtë. Të heq portin andej që ka 3 mijë vite port, shko dhe gjej një arab, i thotë hajde tani të fshihem pas teje. Vjen na thotë ne se do ndërtojmë Dubain në Port. Bën marrëveshje, shkruan me një princ në Emirate marrëveshje, e di vete ça thotë marrëveshja. Pas një viti arabi zhduket, shet 100 për qind aksionet dhe kush e mori, absolutisht Rama dhe Lulzim Brava, po.
Sepse në mënyrë të papritur, na del që menaxheri i arabit në Durrës ishte njëkohësisht menaxheri i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Doli, dha dorëheqje thash mos ishte rastësi. Rastësi? Jo, se më vonë gazetarët e gjetën se pas 3 muajsh ai kishte dhënë dorëheqjen false, se vazhdonte deyrën si menaxher i kompanisë së Lulzim Bravës. U bënë së bashku, e di çdo të thotë të marrësh tokë publike me vlerë 3.8 miliardë euro, çdo qytetar i Durrësit mund të fitonte aty, mund të investonte, me aksione ose ato që kishte, të paktën minimumi 1 mijë euro për të mos llogaritur fitimin mbi sipërfaqet e ndërtimit mbi truall. Kjo është, prandaj dhe njerëzit largohen, varfëria rritet, koha ndalon, 20 vite i njëjti sistem kanalizimi, të njëjtat rrugica”, tha Berisha.