Si i vuri flakën arkivit të ministrisë në 2020 për të zhdukur dokumentat e koncesionit

SPAK deklaroi disa ditë më parë se kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit nuk ishte gjetur në ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk ishte as në arkivin e këtij institucioni. Pak kush u kujtua ato ditë se kontrata është zhdukur me flakën që i është vënë arkivit të minisrisë së Shëndetësisë në vitin 2020, pikërisht për të zhdukur gjurmët e vjedhjes së 100 milionë eurove me koncesionin e sterilizimit.

Reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Berisha tha sot në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së se “kanë hetuar 3 vite me kontratë falso dhe vetëm pasi i denoncuam ne këtu, dolën e thanë se e kemi gjetur kontratën! Po pse?! Sepse Ministria e Shëndetësisë e zhduku kontratën.

A ju kujtohet zjarri që u vu në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë?! Beqja organizoi zjarr për të zhdukur dokumentet. Kishte vendosur 7 firma, 7 kontrata origjinale ekzistojnë.”

Thyerjen e dyerve të zyrave në Ministrinë e Shëndetësisë më 15 maj dhe zjarrin që e pasoi disa orë me vonë, e zbardhi Bardh Spahia i departamentit të Shëndetësisë në PD, gati një muaj më pas, pasi skandali u fsheh me kërcënime. Spahia e quajti “Banditizëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpërthehen zyrat në katin e zyës së tenderave”.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply