Nga Alba KEPI
Të pëlqen o jo ky fakt duhet të jetë në cdo tavolinë diplomatike e media botërore!
Janë të tutë! Ti i vure, i promovove e i pasurove me paratë e kombit!
Këta duan vdekjen e shqiptarëve.
Këta nuk kanë as dine e as imon!
Asamblea e Partisë Socialiste u kthye në një mbledhje të Ministrisë së Turizmit.
Gati 40 minuta pêr të thënë atë që populli e quan “Doni më pêr Belulin”!
Vetëm fjalë të bukura për turizmin socialist bla bla bla e asnjë fjalë pêr ekonominë kombëtare ku prej vitesh mungojnë investimet e mëdha.
Ajo cka dëgjojmë këto dy muaj turistikë është veç uji shqiptarë në arrati drejt Leces, tubacioni gazi që cajnë natyrën shqiptare e energjia bêrthamore në të ardhmen e afêrt.
Demagogji e dhunë verbale me riskun e njê kërcënimi politik alla luftë klase u dëgjua në atë sallë ku ai që mendon se është Mesia shqiptare humbi cdo kontroll civil e i quajti llapaqenë, peshkakurva… ujëra të zeza e i shpalli Kulakë të Kombit, ata që thonë të vêrteta ndryshe nga ato që ai thotë.
E kjo urrejtje verbale ndaj kujtdo që thonë të vêrtetat përballë propagandës së tij e PR i tij prodhoi në atë sallë një Provincializmin politik të një lideri që nuk bind dot as Partinë e tij .
Uni e bajgat që pêrdori i legjitimitojnë këtë sjellje.
Asnjë fjalë për skandalet qeverisëse, ministra në arrati, para të popullit, fonde e tendera të shpërdoruara nga korrupsioni!
Asnjë fjalë pêr cmimet nê pikiatë, euron në nivelin më dramatikë, fluksin informal të parave të pista.
Një fjalim Provincial në limitet personale të justifikimeve për urdhërat e arrestimeve të bashkëpunêtorëve të tij.
Asnjë mea colpa mbi ministrat e funksionarët në burg e paraljmërime pêr SHISH që të ndjek rekomandimet e Unit të tij.
Fakt ky i papranueshëm pêr pavarësinë e organeve strategjike të një kombi.
Ai , Uni i tij që ka vite që u plak aty në një parti pa zgjedhje partiake me arrogancë e mendjeshkurtësi vijëzoi Partinë me gjyqësorin.
Ai Uni i prekur u shpreh se po i shahen Kullat e betonit por nuk tha pse e kush janë miqtë e tij që i ndërtojnê!
Sahati është aty, tha e harron dhe se Miku i tij po aty është pas Sahatit në Kullën 23 katce.
Turizmi u bë motivi e justifikim i i këtij betoni , ai turizmi që u shfaq vetëm 1 muaj në boom e tij.
Ai e Uni i tij , i pëlqen o jo kêto Kulla janë e mbeten dëshmi e paligjshmërisë që ai e ata ndêrtuan.
E ata në kërkim o në burg, miq e ministra, pjesë e e ekipit që Ai e Uni i tij drejton janë e mbeten të TIJ.
Po Jane të Tutë!
Ti i more, i promovove, i gradove, i pasurove. E sot jane shpallur hajdutë!
Këto janë të vërteta që duhet t i dëgjojnë diplomacitë e mediat e botës.
Këto janë të verteta e që duhen shpallur armiq të popullit.
E ju jeni përgjegjës.
Nga duatrokitjet e sallës trëndafili u tha e “fajin e ka Saliu” dhe për babain e tij në spital.
Fjalim i një orgasme urrejtje e harrese se është dhe KM.