Berisha me të rinjtë në Shkodër: Lulzim Brava bashkëfajtor për këtë narko-shtet në fuqi

Lideri historik të PD, Sali Berishës dhe i kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për këtë bashkinë Shklodër, Bardh Spahia zhvilluan një takim me të rinjtë shkodranë.

Në fjalën e tij, ndër të tjera Berisha e konsideroi kreun e deridjeshëm të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, bashkëfajtor për këtë regjim që ka ardhur në fuqi në Shqipëri, këtë “narkoshtet të mirëfilltë”.

“Unë e them me bindje të plotë- tha Berisha para të rinjve demokratë, – se ky regjim në fuqi sot është një narkoshtet i mirëfilltë, një shtet që bazohet mbi vjedhjen, drogën, krimin dhe nuk meriton asnjë ditë të ekzistojë. Në këtë situatë, bashkëfajtor pa diskutim që ishte drejtimi i opozitës, ishte Ai që tani shqiptarët po e quajnë Lulzim Brava!

U ndala vetëm në këtë moment me ju jo për të vajtur të shkuarën, por vetëm për të menduar se çfarë misioni të madh kemi ne, çfarë misioni të madh keni ju: misioni më I madh dhe misioni më i madh i këtij revolucioni është të mbjellim shpresën. Të mbjellim shpresën!

Ndaj dhe unë njerëzisht përulësisht ju lutem që të angazhoheni në një dialog, në një debat me të gjithë bashkëmoshatarët e tuaj kudo që janë, të diskutoni për këtë vend, të diskutoni për të rikthyershpresën tek të gjithë ata që nuk e kanë dhe ju them një gjë, ju garantoj se potencialet e këtij vendi janë të jashtëzakonshme. Janë të jashtëzakonshme dhe se mundësitë në këtë vend janë të pakrahasueshme me mundësitë në vende të tjera.

Por nga duhet ta nisim?! – Nga shpresa!

Duhet të bëjmë gjithçka që këtë revolucion ta bëni ju të rinjtë dhe ta quajmë Revolucioni i Shpresës për shqiptarët! Ju i keni të gjitha.

Unë e kuptoj se ka njerëz që më të drejtë pyesin se ku është kjo ekspertizë, po ku është ky projekt,  kjo politikë?! – Të gjitha janë në mendjet tuaja! Jua garantoj unë!

Ndaj dhe ta shndërrojmë këtë lëvizje në lëvizje shpëtimtare për shqiptarët. Të gjitha lëvizjet për liri të shqiptarëve kanë pasur firmën e të rinjve shqiptarëve!

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply