Nga Iva V.GRILLO
Muajt e fundit me eshte kujtuar shpesh Dinpaku, personazhi qendror i nje libri te dashur te femijerise sime: “Aventurat e Dinpakut dhe shokeve te tij” te shkrimtarit Nosov.
Dinpaku ishte ne fakt nje personazh simpatik, aventurier i pandreqshem dhe aspak i ndergjegjshem per kufizimet e veta…
Por cilesite per te cilen me eshte kujtuar shpesh keto kohet e fundit jane disa te tjera.
Se pari, aftesia e tij e per te deshtuar pothuajse ne çdo “aventure” te ndermarre… nje lloj falimentimi qe e shoqeron gjithe kohen “heroin” tone.
Se dyti, Dinpaku yne eshte gjithnje i shoqeruar nga nje shpure shokesh qe i shkojne nga pas planeve te tij te medha per fame, duke i pompuar egon dhe bere tifozllek per aventuren e radhes, shumica mese te bindur ne deshtimin qe i pret…
Por ne vend qe te keshillojne Dinpakun per fundin e parashikuar, shpura e shokeve nuk i reziston tundimit per te provuar lavdine e te hipurit ne “ballonen” fluturuese qofte edhe per disa minuta….per t’u perplasur me pas ne toke, pa lavdi… perpara publikut te mesuar tashme me bemat e pafat te Dinpakut e shokeve te tij.
Dinpaku di pak…shume pak. Por tragjedia e tij eshte se ai nuk di dhe nuk do te mesoje!
Ps. Çdo ngjashmeri me persona reale eshte nje rastesi 🙄.