Edi Rama, me arrogancën që e karakterizon, kërcënon hapur dibranët

Nga Premtim KRYEMADHI
kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Dibrës

Edi Rama me arrogancën që e karakterizon, dje kërcënoi hapur dibranët dhe të rinjtë që kanë mbetur në Dibër me projektin për Skavicën dhe Rrugën e Arbrit.  Edi Rama iu tha dibraneve në Dibër, “do të krijojmë një liqen të bukur”.

Dibranët e dinë se ky “liqen i bukur” përmbyt 7-8 mijë ha tokë dhe zhduk 31 fshatra me historinë, kulturën madje edhe varret e të parëve. E thënë dibrançe “e qet fare Dibrën dhe dibranët”.

Arroganca e Kryeministrit vjen ndër të tjera nga mungesa në vite e opozitës reale në vend. Edi Rama iu tha dibranëve se Rruga e Arbrit do të përfundojë shpejt nëse votoni kandidatin e PS-së!!!

Ky njeri mendon se Rrugën e Arbrit po na e bën dhuratë me paratë e tij.

  1. Rama, në fakt duhet t’u tregoni dibranëve se përse në 9 vite nuk ishit në gjendje të përfundoni 30 km të kësaj rruge?!

Ju kujtojme se qeveria tjetër, 100 km (Rrugën e Kombit) e përfundoi në dy vite.

“Qershia mbi tortë” ishte thënia e Damian Gjiknurit: “Interesi i Dibrës – Rahimi, vazhdoni investimin, vëreni Kryeministrin në sedër”!!!

Këta njerèz nuk dinë të ndalen. Këta mendojnë se investimet bëhen nga paratë e Kryeministrit dhe duhet ta prekesh në sedër atë që të përfundojë investimi.

Këto janë “mrekullitë” që nxjerin nga goja figurat kryesore të Rilindjes. Kjo vjen nga kapja e plotë e institucioneve dhe mungesa e arbitrit në zgjedhje.

Heshtje totale e KQZ-së për këto shkelje flagrante të ligjit është dëshmi tjetër e kapjes së institucioneve.

Nëse KQZ nuk reagon ndaj këtyre deklaratave dhe atyre të diplomatëve të huaj në Shqiperi, atëherë kush do të mbrojë të drejtat tona si kandidatë?!

Të nderuar qytetarë!

Të gjithë të bashkuar të shkojmë në datën 6 Mars të votojmë për ndryshimin e kësaj gjendjeje, për të sjellë tek qytetarët shpresën, ndryshimin dhe fitoren!

About Redaksia

Check Also

Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, dështim dhe mosmarrje përgjegjësi për vitin më të errët të arsimit!

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula Teatri i ministres së …

Leave a Reply