Mbajeni shënim, Vuçiç mbajti anën e Putinit, jo Perëndimit!

Ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett me një shënim në Tëitter, ka shkruar se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të mbajë shënim qëndrimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me sulmin rus në Ukrainë.

Ish-ambasadori në Prishtinë, Kosnett shkruan, se qëndrimi i Vuçiç, duke u fshehur pas kishës dhe popullit, është një qëndrim frikacaku.

Pra, duket se presidenti i Serbisë, Vuçiç ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është moral frikacaku. BE, SHBA ju lutem mbani shënim, shkruan ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett.

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply