Taulant Balla drejton fushatën e PS në Lushnje me Edmond Begon

Një denoncim i mbërritur në redaksinëe Syri.net, tregon se fushatat e PS vijojnë t’i drejtojnë segmentet e krimit të organizuar.

Dosjet 339 dhe 184 nuk janë të vetmet ku krimi është angazhuar në presione dhe blerje votash, pa llogaritur përdorimin e administratës dhe aseteve të shtetit, për Edi Ramën. Një gjë e tillë ndodh në çdo cep të vendit.

Edhe në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, sërish Edi Rama ka angazhuar ‘njerëz problematikë’.

Një qytetar shkruan në redaksinë tonë se në bashkinëe Lushnjes, i dërguari i PS, Taulant Balla ka emëruar koordinator fushate baxhanakun e Edmond Begos, personazh i inkriminuar dhe që ka 5 emra.

“Në Lushnje fushatën po e drejton Taulant Balla dhe koordinator fushatë është baxhanaku Mond Begës që është Ergest Krakulli”, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë e Syrit.

Por kush është Edmond Bego?
Edmond Bego njihet edhe me 4 emra të tjerë si Mond Bega, Manoli Bega, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Sot ai njihet si biznesmen dhe njeri i besuar i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

E kaluara e tij është plot me rekorde kriminale nga pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë), e deri te përfshirja në bandën e Aldo Bares që tmerroi Lushnjen nga viti 1997 e këtej.

Në Itali, me vendim të Gjykatës së Torinos, Bego ishte dënuar në vitin 2008 me 13 vite burg për akuza të rënda.

Një vit më pas ai do të arrestohej nga Policia e Tiranës, me urdhër të autoriteteve italiane. Por edhe pse në Itali ishte dënuar me 13 vite burg, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim.

Në njoftimin e policisë 13 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Gjithashtu në njoftimin e policisë së dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatë kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Ndërsa Edi Rama në 9 vitet e pushtetit e tij e ka rehabilituar Edmond Begon, i jepen tendera dhe leje ndërtimi për ta ‘shitur’ si biznesmen në sytë e opinionit publik. Por e shkuara nuk fshihet dhe as koha nuk kthehet pas…

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply