Kievi i mbijetoi një tjetër nate me luftime, trupat e Putinit janë demoralizuar

Kievi i mbijetoi një tjetër nate me luftime. Ndërkohë trupat e Putinit janë të demoralizuara dhe kanë pësuar humbje të mëdha, tha një komandant ukrainas.

Sipas gjeneral kolonelit Alexander Syrsky, që është përgjegjës për mbrojtjen e qytetit, çdo përpjekje për të thyer qytetin ka dështuar.

“Situata është nën kontroll. Ne po tregojmë se jemi të aftë të mbrojmë shtëpinë tonë nga miqtë e paftuar”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se, të paktën 5300 ushtarë rusë kanë humbur jetën, edhe pse ky numër është i paverifikuar.

Kurse Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar për herë të parë se ka pësuar humbje, por nuk po tregon shifrat.

Mëngjesin e të hënës, Rusia ftoi të gjithë qytetarët të largohen nga Kievi, duke thënë se ka hapur një korridor të sigurt. Kjo ka shtuar frikën se bombardimet do të shtohen.

About Redaksia

Check Also

Kriza reale në Shqipëria përballë shembullit të Hungari

Alba ALIMEHMETI Në Hungari, pjesëmarrja rekord prej 77% tregoi një reagim të fortë të shoqërisë …

Leave a Reply