Lufta në Ukrainë/ Berisha: Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në sallën e konferencave në Hotel Adriatik në Durrës për të denoncuar qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë dhe agresionit rus në Ukrainë, si një qëndrim që përbën një kërcënim dhe rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia, historikisht e njohur si Rusia e Vogël, nuk e ka dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës. Ajo nuk votoi në Këshillin e Ministrave të këshillit të Evropës për pezullimin e Rusisë nga ky institucion.

Serbia nuk ju bashkua vendeve perëndimore, nuk vendosi sanksione. Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë.

Do të theksojmë këtu se ky qëndrim i Serbisë përbën një ndarje të qartë, përfundimtare, politike, të këtij vendi nga rrjedhje e përgjithshme euroatlantike dhe në çdo rrethanë ajo është një aleat potencial për veprime destabilizuese në rajon”, tha Berisha në nisje të konferencës për mediat.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply