Berisha thirrje durrsakëve: Mos u mashtroni, votoni Ardian Mukën, bashkojuni ndryshimit

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, bëri thirrje sërish nga Durrësi, në një tryezë me ekspertë të trashëgimisë kulturore, që të votohet për Ardian Mukën.

Berisha tha se ai ka treguar dashuri për rrënjët e Durrësit, por edhe për rrënjët e kombit.

“Ne ecim të shkëputur nga rrënjët, ndërkohë që ne dy gjëra mund të kemi më shumë se të tjerët: rrënjët dhe identitetin. Kjo është e vërteta. Të imagjinosh aktet e kryera në Durrës, se Veliera është vetëm një, por historia e Durrësit është nga më të dhimbshmet. Ndërkohë që ky është qytet me kolose, ky është qytet me çdo metër katror histori”.

“Ndaj duke ju falënderuar për organizimin e kësaj tryeze dhe tryezave të tjera si këto, theksoj se janë të domosdoshme, janë thirrje për një qëndrim të ri ndaj rrënjëve tona. Përkundrazi do e paguajmë shumë shtrenjtë një qëndrim të gabuar ndaj rrënjëve.

Ftoj qytetarët e Durrësit në emër të trashëgimisë së tyre të jashtëzakonshme, të sotmes dhe të ardhmes së tyre, të vlerësojnë në këto zgjedhje Ardian Mukën. Një njeri që ka dëshmuar dashurinë për Durrësin, për rrënjët e këtij qyteti, për rrënjët e këtij kombi. Një urbanist, nën drejtimin e të cilit Durrësi mund të marrë një kthesë.

Ftoj qytetarët të mos mashtrohen, të shënojnë ndryshimin. Zonja Sako është një Gjush me fustan. Unë nuk mund të konceptoj që të votohet një vazhdimësi e tillë në Durrës. Qëndrimet e saj ndaj qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti kanë qenë diskriminuese. Ajo ishte kryeinspektore dhe me ekspertizën e saj u lejua strehimi i kursantëve të rinj ku gjatë tërmetit humbi jetën një person. Nuk po e përmend atë tjetrin, që unë e quaj Luan Monopoli. Opozitar me monopol nga qeveria. Nuk ka përlyerje më të madhe se kjo.

Shpresoj që qytetarët e Durrësit me gjakftohtësi të gjykojnë dhe më 6 mars, të zgjedhin Ardian Mukën, që do jetë një shërbëtor i përkushtuar i interesave më të mira të tyre dhe të Durrësit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply