Berisha: Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë që dënon Serbinë, Rama nuk guxon ta përmendë emrin e Vuçiç

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri të ditur gazetarëve sot për përpjekjet e Grupit Parlamentar të PD për të votuar në Kuvend një rezolutë mbështetëse për Kosovën pas sulmit terrorist në veri të saj. Berisha tha se, n Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë që dënon Serbinë, Edi Rama nuk guxon të përmendë emrin e Vuçiç.

“U diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë”, tha Berisha.

Pyetje: A do ta votoni?
Sali Berisha: Jo të lutem, ne kemi rezolutën tonë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë. Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët.
Ndërkohë diskutime të tjera, ishin shumë të rëndësishëm, z. Bardhi do të ju informojë.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Shkarkimi i Veliajt, detyrim i Ramës si Kryeministër!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan …

Leave a Reply