Përjashtim absurd i deputetëve, Berisha: Qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar dha një deklaratë për mediat në të cilën tregoi se çfarë diskutuan në të.

Kreu i PD-së akuzoi sërish Kryeministrin Edi Rama për qendrimin e tij armiqësor ndaj opozitës, përpjekjet më të fundit që po bën për të dëmtuar Grupin Parlamentar të PD duke përdorur tashmë edhe “automatin” e tij, Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën, përveç ish-kryetarit të njohur tashmë me nofkën Lulzim “Brava”

“Absurde, e pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, përjashtimi i disa deputetëve nga Edi Rama sepse ua kam thënë dhe ua them prapë, aty është “Linda e parlamentit”, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama, pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake. Direkt përjashtimi tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës. U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha.

Pyetje: Z. Berisha, për shkak të bashkëpunimit me ju, një ditë më parë, Lulzim Basha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga anëtarësia e PD. Keni një koment?

Berisha: Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veçse lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri.

Pyetje: Dje Ilir Meta ka deklaruar se do ta vijojë betejën politike, me apo pa ju. Ka një krisje? 

Sali Berisha: Asnjë krisje, ajo është një ftesë. Ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën e tij politike dhe e përshëndes.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Bandat, hanxharët e krimit me të cilët Rama ekzekuton fletët e votimit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse u vendosën vetëm burra në postin …

Leave a Reply