Avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan sot zyrtarisht përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi politik kundër kryetarit të PD, Sali Berisha.
Gjykata e Posaçme bëri me dije se kërkesa i ka kakuar për shqyrtim gjyqtares Flora Hajredinaj.
“Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj”, thuhet në njoftim.
Qasja skandaloze e Irena Gjokës i ka dhënë ngjyrime akoma më të forta të gjithë procesit.