Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, vijon bojkoti i mësimit

Studentët e mjekësisë vijojnë me bojkotin e mësimit dhe protestën kundër ligjit që ata e cilësojnë “i pengmarrjes së diplomës”, të iniciuar nga qeveria dhe miratuar në muajin Korrik në Kuvend, me votat e mazhorancës.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër ligjit edhe ditën e sotme mjekët e rinj janë mbledhur para ambienteve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës. Protesta u organizua nga studentët e rinj të vitit të parë, të cilët rrëzuan kështu disa raportime se kanë thyer bojkotin.

Studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin, që sipas tyre, është i padrejtë.

Nga ana e qeverisë ndërkohë, deri më tani nuk ka ndonjë shenjë tërheqjeje.

Ligji i qeverisë detyron studentët që të punojnë në Shqipëri disa vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit – 2.4 milionë lekë të vjetra, që sipas tyre është e papërballueshme. Nisma e qeverisë ka pasur kritika të hershme që prej prezantimit e deri te diskutimet në komisione parlamentare dhe më pas në Kuvend. Opozita është shprehur kundër, duke deklaruar se nisma shkel Kushtetutën. Zëra të spikatur të opinionit publik po ashtu kanë argumentuar se ligji nuk është një zgjidhje efikase.

Qeveria nga ana tjerët pretendon se me këtë ligj shtrëngues do të frenojë emigrimin e bluzave të bardha, që sipas shifrave nga institucione zyrtare, ka një rritje gjatë viteve të fundit.

About Redaksia

Check Also

Betohemi mbi flamur! Berisha: Votën e vjedhur kurrë nuk do ta falim!

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku rikujton mesazhin që i ka …

Leave a Reply