Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit, Rajmonda Dashi, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.
Në momentin e arrestimit Dashi ka qenë në zyrë, ndërsa aktualisht mban pozicionin specialiste e Kadastrës për zonën Kamëz-Vorë.
Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.
Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.